Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me strukturat e PD në Vaun e Dejës. Ai deklaroi se në 30 qershor socialistët u braktisën nga shqiptarët. Basha foli edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila pas sulmeve të ndodhura në KZAZ dhe materialeve zgjedhore në Bushat pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit. Basha tha se Zef Hila është një shembull për drejtuesit vendorë duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbrojtur figurën e tij.

“Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokratë në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria

Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer

85 % shqiptarëve e braktisën regjimin kriminal të bindur nga: Vetëdija se 30 qershori nuk bëhej për interesat e njerëzve, por për pushtetin dhe pasurinë e bandës që sot sundon pa ligj e Kushtetutë. Gjendja katastrofike ku e ka katandisur Edi Rama ekonominë. Beteja dhe vendimet e opozitës.

Bregdeti, minierat, nafta, bujqësia, bimët medicinale, gjithçka është monopolizuar për t’ua dhënë në dorë 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve, me të cilët është ortak dhe për të cilët qeveris Edi Rama. Sepse, siç e treguan edhe përgjimet e Bild-it, me ata ai mori pushtetin, ndaj për ta dhe me ta po qeveris.”- u shpreh kreu i PD në takimin e Vaut të Dejës.