Sot rreth orës 11 të paradites kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e KKPD për të bërë një prezantim të listës me kandidatë për Kryesinë e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Basha, më shumë se me listën problematike të kandidatëve të përzgjedhur, është fokusuar tek Edi Rama dhe qeverisja e tij. Më shumë se prezantimi me problemet thelbësore të PD, po analizon kabinetin i ri ‘Rama’.

Mesa duket demokratët janë revoltuar nga mënyra se si Basha po e drejton PD.Reagimi i fundit erdhi nga Ibsen Elezi, një nga kritikët më të fortë të Bashës ku u shpreh se listat e kryeopozitarit janë mbushur me homoseksualë dhe se ky fakt është turp për demokratët. Por sulme të ashpra ka pasur edhe nga rradhët e demokratëve të thjeshte të cilët shprehen se listat e Bashës janë si përherë skandaloze dhe klinetelistr.