endimi i opozitës së bashkuar ka qenë nisja shumë shpejt e protestave. Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së aleatëve në selinë e PD, tha se opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Në përgjigje të mijëra mesazheve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Të shtunën PD mbledh Këshillin Kombëtar për caktimin e datës se kur do të nisin protestat”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha.