Kuvendi Kombëtar i PD nesër do të zgjedhë strukturat e reja të selisë blu. Ende nuk ka një axhendë për atë që do të ndodhë nesër, por njëra nga pikat është zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Nesër pritet që të dalin anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, por kush janë kandidatët? Lulzim Basha ka propozuar për t’u bërë pjesë e Këshillit disa nga kritikët më të ashpër ndaj tij. Basha ka deklaruar gjithashtu se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vetedeklaruar se nuk janë më pjesë e PD. “Kandidat për Këshillin kombëtar do të jenë gjithë anëtarët aktualë dhe ish-deputetë, me përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Ruli dhe Astrit Patozi’.

Disa nga emrat e propozuar nga Basha

Tomorr Alizoti

Igli Cara

Bislim Ahmetaj

Edhit Harxhi

Edvin Kulluri

Ledina Alolli

Endira Bushati

Gent Malko

Julian Deda

Suzana Guxholli

Aleksandër Biberaj

Gazmend Oketa

Çlirim Gjata

Bardhyl Londo

Rezart Prifti

Robert Budina

Ardian Isufi/ Javanews