Demokratët zhvilluan sot një tryezë të rrumbullakët me ekspertin gjerman, Dr. Martin Henze, i cili është Kryetar i komisionit të Transportit në Keshillin Ekonomik të CDU.
Por ndonëse PD e kishte ftuar për të folur për programin ekonomik, duket se përtej një konference mediatike nuk kishte asnjë interes për kreun demokrat, i cili është parë gjatë gjithë kohës duke u marrë me celular.
Nuk dihet se cila ishte çështja e cila shqetësonte më shumë se çështjet ekonomike të qytetarëve shqiptarë kreun demokrat.