Chelsea i Maurizio Sarri arrin të mposht konkurrencën e Interit dhe Napolit, për transferimin e talentit italian Nicolo Barrela.

Për Barella-n klubi nga Londra do t’i paguajë Cagliarit 50 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses italiane kërkohej shumë nga dy skuadrat e lartpërmendura të Serie A, por insistimi i Chelseat ka bërë që Cagliari të bindet për ta shitur qysh në janar.

Italiani nuk do të jetë blerja e vetme e skuadrës angleze në këtë merkato janari pasi drejtuesit e Chelsea janë afër arritjes së një marrëveshje edhe me Zenit-in për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes, i cili do të zëvendësojë Cesc Fabregas që do të transferohet tek Monaco.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here