Protesta e opozitës degjeneroi në dhunë si pasojë e së cilës mbetën të plagosur 5 efektivë Policie.Flakadanë, kapsolla, bojë, gurë u lëshuan në drejtim të Kryeministrisë dhe policëve. Të gjitha këto u transmetuan live nga çdo media në vend.

Mirëpo për sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, asnjëra nga këto nuk është e vërtetë dhe se të gjitha janë sajesë e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.Fantazia e Bardhit shkon më tej kur thotë se edhe plagosja e policëve është skenar i shpikur nga Lleshaj.

Statusi i plotë:

Janë të tmerruar nga #bashkimi i shqiptarëve!✌S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur në mënyre kriminale kundër qytetarëve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar.👿 Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë.🙈 Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeministër fallco!🤡 Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!💪✌. (Lexo.al)