Barcelona do ta lejojë mesfushorin Denis Suarez t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i huazuar, vetëm nëse klubi londinez pranon ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit, sipas ekspertit të futbollit spanjoll, Guillem Balague. Arsenali është në mesin e disa klubeve të interesuara për ta transferuar Suarezin por si lojtar të huazuar, megjithatë Barcelona është e palëkundur në qëndrimin e saj, transmeton Gazeta Express.

Ernesto Valverde është i hapur ta lejojë atë të largohet nga “Camp Nou”, por vetëm nëse “Topçinjtë” e blejnë atë, sepse huazimi do t’ia ulte vlerën atij. Sipas Balagues, mënyra e vetme që Barça të pranojë ta huazojë Suarezin do të ishte nëse në marrëveshje vendoset edhe një klauzole që e obligon Arsenalin ta blejë atë.

“Denis Suarez e dëshiron Arsenalin ose qëndrimin në Barcelonë. Por ka një problem këtu, Barcelona dëshiron të fitojë para prej tij dhe Arsenali ka për qëllim ta marrë atë vetëm në huazim, sepse ka prioritete tjera. Pra ai nuk është futbollisti i vetëm në listën e tij”, tha Balague. “Arsenali e do një mesfushor dhe qendërmbrojtës, Suarez nuk është prioriteti kryesor i tij”, shtoi ai. Sipas tij, Unai Emery ka fonde të kufizuara dhe prioriteti kryesor i tij është ta përforcojë mbrojtën.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here