Dëshira e brazilianit Neymar për t’u kthyer në Camp Nou është më e fuqishme sesa vullneti në bordin drejtues të Barcelonës për ta sforcuar këtë transferim. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk do të jetë i zhgënjyer edhe nëse s’arrin ta ketë Neymarin në skuadër sezonin e ardhshëm. Neymari synon të kthehet në Camp Nou dy vjet pasi e forcoi largimin nga aty për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, mirëpo drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të presin.

Dëshira e Neymarit për t’u kthyer në Barcelonë bëri që ai të mos paraqitet fare në grumbullimin e parë të PSG-së për fillimin e seancës stërvitore për turneun parasezonal dhe ai po përballet me ndëshkim për këtë veprim. PSG-ja është e gatshme ta shesë yllin brazilian gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe drejtori sportiv, Leonardo, bëri të ditur se Neymari mund të largohet sapo PSG-ja ta marrë një ofertë të mirë nga ndonjë klub.

Por, Barcelona është më e fuqishmja në këtë proces dhe ajo është e gatshme të pres edhe më tutje për ta parë nëse do ta ulë PSG-ja çmimin kërkues për Neymarin. Klubi katalonas është i gatshëm të presë deri në fund të gushtit. Neymari nuk është prioritet pasi që Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho janë në garë për një vend në fazën e sulmit, përkrah Leo Messit dhe Luis Suarezit. Bartomeu e përshkroi Dembelen si më të mirë sesa Neymarin.