Aktiviteti i shoqërive të sigurimit ka shënuar rritje gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2018, në tregun vendas operonin 11 shoqëri sigurimi të licencuara që kryejnë aktivitet të jetës dhe jojetës dhe 1 shoqëri risigurimi. Aktivet e këtyre institucioneve shënuan rritje vjetore prej 9% dhe arritën në 33 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet në banka zënë peshën kryesore me rreth 32% në bilancin e shoqërive të sigurimit. Ndërsa primet e shkruara bruto, me kontributin kryesor nga primet e jojetës me 92%, të cilat përfaqësojnë burimin kryesor të financimit të aktivitetit të shoqërive të sigurimit, u zgjeruan me 5.5% në terma vjetorë.