Sa do të kontribuojë kompania shqiptare “Air Albania” për të reduktuar biletat me çmime të larta për shqiptarët që udhëtojnë drejt Europës?

Kësaj pyetje, drejtoresha e përgjithshme e ALbcontrol, Belinda Balluku i ka dhënë përgjigje në studion e ERTV, duke pohuar se pikërisht çmimet e larta të disa kompanive ajrore që abuzonin, u bënë shtysa fillestare për lindjen e projektit “Air Albania”.

Për këtë arsye, garantoi Balluku, çmimet e kompanisë së parë shqiptare do të jenë shumë të arsyeshme.

“Ky ka qënë një projekt i lindur nga vizioni i Kryeministrit dhe na është dhënë neve për ta elaboruar. Zanafilla ka nisur nga çmimet e larta të biletave, nga abuzimet që operatorët e tjerë bëjnë në tregun tonë sepse ka abuzime. Kjo ka qënë një nga arsyet pse është menduar ngritja e Air Albania dhe padyshim, çmimet do të jenë shumë të arsyeshme”, deklaroi Balluku.

/LEXO.AL

ERTV Intervista🎤: Drejtoresha e Përgjithshme e "Albcontrol", Belinda Balluku, mbi përmbushjen e zotimit për t'i dhënë qytetarëve kompaninë e parë ajrore shqiptare, "Air Albania", një vepër kuqezi që përfaqëson çdo shqiptar🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Montag, 17. September 2018