Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur presidentit Meta për mosdekretimin e Genti Cakajt në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Veprimi i kryer nga Meta sipas Ballës e bën ish presidentin Nishani të duket si Tomas Xhefersoni i SHBA-ve.

Numri dy i PS-së vijon më tej ironinë e tij kur shkruan se: Ne s’ju pengojme dot te jeni Iliri qesharak qe kemi njohur me shume se sa njehere kur Monika i’a fut koken ne çizmen e saj!

Në fund Balla fton Metën të ushtrojë me përgjegjësi detyrën e presidentit dhe të mos humbasë qetësinë.

Statusi i plotë:

Zoti President, ne s’ju pengojme dot te jeni Iliri qesharak qe kemi njohur me shume se sa njehere kur Monika i’a fut koken ne çizmen e saj! Por keto bumjet tuaja qe po e bejne edhe Bujar Nishanin te duket si Xhefersoni, nuk impresionojne dot me askend.

Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndermend te humbasim kohe me konflikte te kota me ju. Sepse ju s’keni asnje shans dhe s’do keni asnje mundesi te pengoni as punen tone dhe as Reformen ne Drejtesi, qe e di Shqiperia dhe bota se sa shume e deshironi te realizohet.

Por meqe ju kemi dhene voten si President, ju ftojme te ruani qetesine sa te mundeni sepse duke u bere ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mire. (Lexo.al)