Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit duke u shprehur qartë dhe prerë se kurrë nuk do të ketë marrëveshje me Bashën në kurriz të Kushtetutës. Duke u ndalur te dekreti i Metës për vettingun në polici që është kthyer, ai tha se do të rrëzohet.

“Për parantezë meqë m’u kërkua për cështje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit do u them qartë, ju patjetër, por të gjithëve se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Aq i sigurt është detyrimi për të zgjidhur zgjedhje në 30 qershor, njëlloj si dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Nuk do i japim mundësi Bashës dhe bandës së tij që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën. Në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Përpjekja e fundit do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj. Sa për LSI-nuk quhet pengmarrje, pasi është trashëgimi brenda familjes. Sot shumica do të rrëzojë dekretin e zotit Meta dhe ftesa ime për opozitarët e rinj ësht që të bashkoheni për ta mbështetur. Dhuna e së shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Berisha dhe Basha. Përdorimi i molotovit është akt terrorist. Zoti Gjoni, Murrizi dhe Hajdari nuk bëjmë kurrë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor” tha Balla.