Pas deklaratave të kreut të PD-së për “Buxhetin 2019”, të cilin e quajti si ‘buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit’, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare. Kreu i grupit të PS-së, shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.

“Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42😂. Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi, rrit pagat ne sektorin publik, konsolidon rritjen e ekonomike🇦🇱, garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise. Halli i Lulit✌️:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”, shkruan Balla ne ‘twitter’.