Prej disa kohësh marrëdhëniet mes repereve Tayna dhe Rina Balaj nuk kanë qenë të mira. Herë pas here, ato kanë thumbuar njëra-tjetrën në këngët e tyre dhe konflikti ka nisur për shkak të nofkës ‘Mamaja e repit’.

Së fundmi, Tayna ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku repon dhe në vargjet e saj ka thumbuar Feron dhe Rinën, të cilët e quajnë veten ‘Baba dhe mami i repit’.

“Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, këndon Tayna.