Banesa e një avokati nga Durrësi ka rënë pre e grabitjes. Lajmi konfirmohet për mediat nga avokati Edmond Saliu, sipas të cilit hajdutët kanë marrë 350 milionë lekë. “Autorët kanë marrë kasafortën që ishte e mbyllur me çelës” – mësohet të ketë thënë avokati Saliu. Ndërkohë që grupi hetimor ka ngritur dyshime duke hetuar të afërmit e avokatit si autorë.

Burime nga Policia shprehen se shtëpia e Edmond Saliut nuk ka pasur thyerje të dyerve apo dritareve.