Turqia dje Greqia kanë shënuar një tjetër fërkim mes tyre, më tepër deklarativ, pasi mediat e Athinës pretenduan se avionë turq kanë “ngacmuar” një helikopter ku ndodhej kryeministri Tcipras.

Ky i fundit vizitoi ishullin Agathonisi (ose Adası në turqisht), pak kilometra nga bregdeti mesdhetar i Turqisë, ku mori pjesë në festimet që shënuan përvjetorin e kryengritjes së vitit 1821, pra shkëputjes nga Perandoria Osmane.

Por autoritetet turke thanë se avionët e tyre po kryenin misione rutinë rreth zonës.

“Avionët turq nuk janë përfshirë në asnjë provokim, por kanë kryer detyrat e zakonshme”, u tha në një deklaratë.