Këngëtarja e njohur Nora Istrefi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram. Shpeshherë, përveç punës, ajo ndan me ndjekësit foto të ëmbla të familjes së saj; bashkëshortit dhe vajzës Renee.

Ditën e sotme, Nora ka treguar për të gjithë se edhe në shtëpinë e saj kanë ardhur festat. Këngëtarja ka publikuar si rrallëherë pamje brenda shtëpisë moderne, në këndin e së cilës kishte vendosur pemën e zbukuruar.

Teksa filmon ambjentin me arredim modern, këngëtarja afrohet tek pema dhe këndon këngën e krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”, ndërkohë që tregon zbukurimet.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here