Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta profesionale dhe private.

Së fundmi moderatorja ka zbuluar një nga pasionet e saj më të mëdha që është leximi.

Arbana me anë të një postimi në ’Instagram’ ka dhënë 10 sugjerime për libra.

Moderatorja ka treguar se cilët janë librat që kanë pasur ndikim të madh tek ajo.

Osmani ka zbuluar se libri i parë për të rritur që ka lexuar ka qenë “Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli, të cilin ja ka sugjeruar e ëma. Ndër të tjera Arbana ka treguar se “100 vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquez e ka bërë të besojë në magji, ndërsa “Muzeu i pafajësisë” të Orhan Pamuk e cilëson si librin e jetës. Ajo ka treguar se në listën e librave të saj të preferuar përfshihen edhe “Verbëri” nga Jose Saramago, “Rrëfimi për dashurinë dhe errësirën” nga Amos Oz, “Harta dhe territori” nga Michel Houellebecq, “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini, “1Q84” nga Murakami, “21 mësime për shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari, si dhe “Lulet e ftohta të marsit” nga Ismail Kadare.

Kujtrojmë që ajo është në qendër të mediave këto kohë për shkak të luidhjes me regjisorin e emisionit.