Me Munir El Haddadi pranë largimit nga Barcelona, klubi katalanas ka nevojë për një lojtar që do të shërbente si zëvendësuesi i qendërsulmuesit dhe Arturo Vidal mund të jetë përgjigja.

Luis Suarez mbetet titullari i padiskutueshëm, por ekziston nevoja për një zëvendësues gjatë muajve të fundit të sezonit.

Nuk do të ishte hera e parë që Vidal luan në atë pozicion pasi e ka bërë te Kili kur ka pasur emergjenca në sulm. Ai ka shënuar 25 gola në 105 ndeshje.Kështu që trajneri Ernesto Valverde po konsideron ta përdorë blerjen e verës në një rol më të avancuar.

“Është e mundur,” shprehet ai kur pyetet nëse mesfushori mund të luajë përpara në konferencën e shtypit të mërkurën.

“Nuk e mohoj që më ka shkuar në mendje. Ai ka impulsin dhe gjithmonë mbërrin në zonë. Është një opsion, të shohim.”

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here