Artan Hoxha ka komentuar përgjimet e publikuara nga “Bild”, në emisionin “Realpolitix” në Report TV.

Ai tha se përgjimet janë të rezervuara, pasi në të vërtetë ka edhe video duke shpërndarë para.

“Janë përgjuar edhe të opozitës.

Ka edhe video duke shpërndarë para, është video.

Në pamje do dalin. Shërbimi që ka bërë BILD, është se këto përgjime u bënë publike.

Midis asaj mori telefonatash janë fshehur disa.

Çdo telefonatë aty të çon një fije, prandaj ty të del aty deputeti”, tha Artan Hoxha.

Ajo që të bën përshtypje, është fakti se pavarësisht që në përgjime ka edhe demokratë që japin e marrin para, “Bild” nuk ka nxjerrë asnjë prej tyre.

Përgjigjia është e thjeshtë, nuk ka nevolë për aludime.(TemA)