Perimet janë gjithnjë të këshillueshme në dietën tonë, por përdorimi i brokolit është shumë i rëndësishëm, për shkak të vetive të shumta që përmban. Disa nga vetitë më të rëndësishme të tij janë:

1-Ndihmon në parandalimin e kancerit- Brokoli mund të arrijë të jetë një ilaç natyral për shumë lloje të kancerit. Këtu mund të përfshijmë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, zorrës së trashë, mëlçinë, veshkat.

2- Detoksifikimi- Brokoli mund të kthehet në një detoksifikues shumë të mirë për shkak të pranisë të vitaminës C, sulfurit dhe aminoacideve të caktuara. Brokoli ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave, dhe në këtë mënyrë arrin të pastrojë gjakun.

3-Çrregullime të stomakut- Për shkak se është një nga perimet më të pasura me fibra, brokoli mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut. 4. Kujdesi për lëkurën- Faktorët ndikues që lëkura juaj të qëndrojë në formë dhe e re janë antioksidantë si beta-carotene dhe vitamina C dhe ndihmësit e tjerë si vitaminë B, vitamina E etj të cilët janë të pranishëm tek brokoli.

5. Sëmundjet e zemrës- Brokoli ndihmon shumë edhe në sëmundjet e zemrës, për shkak të përmbajtjes së lartë fibrave, beta-carotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq./Opinion.al/