Sot, Capital T u pa me një vajzë në makinë, çka ngjalli aludime për një lidhje të re të reperit, por kushedi?! Po s’e pati ndërmend ta thotë vetë në videot e veta, s’kemi për të marrë kurrë vesh gjë nga jeta private e Capital-it. Intervista e fundit e Capital T për një emision televiziv, është plot 4 vite më parë në 2015-ën.

Reperi nuk ka qenë ndonjëherë fans i madh i të përgjigjurit të pyetjeve që i bëjnë të tjerët, por ka një motivim të cilin ai e përdor shpesh sa herë e pyesin përse nuk jep intervista. Burime për “IconStyle” tregojnë se Capital T, nuk pranon të dalë para kamerave pasi thotë se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë që po merret me produksionin e një dokumentari për jetën e tij.

E në fakt, ai ka vite që e ka paralajmëruar. E çuditshme, pasi jemi mësuar që dokumentarët t’i dedikohen atyre që kanë patur një karrierë të gjatë, por reperi ka treguar në intervistën e tij të fundit të para 4 viteve se dokumentari do të përmbajë të pathëna që s’janë treguar tjetërkund. E ndërsa një dokumentar për Capital T-në nuk është publikuar ende, reperi ka nisur punën si vlogger, duke përditësuar kanalin e tij në Youtube me video nga prapaskenat e koncerteve në qytete të ndryshme të botës.

Kjo është momentalisht, mënyra e vetme përmes së cilës ka zgjedhur të komunikojë me fansat.