Njeri prej futbollistëve që për kohë të gjatë ka lidhje me skuadrën nga Londra beson se Arsenali duhet të shpenzojë shumë këtë verë nëse dëshiron që të jetë në krye të tabelës me rivalët e tjerë nga Premier Liga Arsenali duhet të “rrezikojë” në këtë afat kalimtar veror dhe të shpenzojë më shumë se buxheti i tyre, thotë legjenda e këtij klubi Ray Parlour.

Po pritet që edhe ky afat të jetë i qetë sa i përket transferëve në Emirates Stadium pasi që mediat kanë shkruar se Unai Emeryt i janë dhënë vetëm 45 milionë funte nga bordi i Arsenalit për t’i shpenzuar. Kjo shifër tregon se është shumë e vogël në krahasim me atë që janë duke investuar rivalët e tyre në Premier Ligë. Por ish mesfushori i Arsenalit, Parlour, beson se ekipi i tij duhet të sjell shumë lojtarë në Londrën Veriore, përndryshe do të mbetet edhe më poshtë në tabelë në sezonin e ri.

“Ata janë shumë larg shifrave të Liverpoolit dhe Manchester Cityt, të cilët kanë shpenzuar shumë para”, ka thënë ish mesfushori për Daily Star. “E shikoni çfarë ka bërë Liverpool –ata kishin nevojë për një mbrojtës dhe transferuan Virgil van Dijk. Askush nuk pyet sa ka kushtuar ai tani. Njëjtë edhe me Alisson në portë”. “Ka të bëj me investime të duhura. Edhe pse e urrej të them se paratë janë gjithçka, por ato janë ato që e hapin rrugën”.

“Ndonjëherë duhet të dilni jashtë kornizave të buxhetit që keni, absolutisht. Nëse mund të tërhiqni një lojtarë që ju e dini që është i mirë, atëherë duhet të rrezikoni dhe ta shtyni varkën me thellë në ujë”. Arsenali është lidhur me një numër lojtarësh gjatë fillimit të këtij afati. Deri me tani ata janë shumë afër transferit të belgut, Yannick Carrasco, i cili për momentin nuk ka skuadër pasi që shkëputi kontratën me skuadrën e superligës kineze, Dalian Yigang dhe me sulmuesin e Bournemouth, Ryan Fraser.

Po ashtu duket se Gunners kanë arritur një marrëveshje personale me mbrojtësin e majtë të Celtic, Kieran Tierney, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Celticun pasi që skocezët kërkojnë më shumë se 15 milionë funte.