Projekti i ri i prezantuar për mbikalimin shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim.

Kosto totale është 2 miliard e 695,7 milion e lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve, shuma që do të prokurorët është përafërt me tenderin e parë që u anulua.

Tenderi për projektin e mëparshëm e mbikalimit tek sheshi Shqiponja u anulua pas skandalit me kompaninë guackë “DH Albania”, e cila ishte shpallur fituese duke ofruar 20 milionë euro, ndërkohe që çështja po hetohet nga prokuroria. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka arritur të arkëtojë deri tani garancinë e sigurimit të ofertës dhe për këtë gjendet në proces gjyqësor me një kompani sigurimesh.

Ndërkohë puna për rindërtimit e unazës së re nuk ka nisur në terren ende. Nuk ka një datë të saktë, edhe pse procedurat e shpronësimit kanë avancuar.

Sipas ministres Balluku rikostruskioni mund të nisë me parë tek loti i dytë që i takon pjesës qëndore, pasi edhe për tenderit e lotit të tretë që përfshin pjesën tek Pallati me Shigjeta po zhvillohen hetime nga Prokuroria.(tch)