Pronari i Coca-Colës greke, Alki David është vënë nën pranga së bashku me partnerin Chase Ergen. 50 vjeçari David dhe aktori Chase Ergen deshën të transportonin 5000 rrënjë kanabis si pjesë e biznesit të tyre për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’

Vlera e kanabisit kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve. Ata u ndaluan nga zyrtarët e doganave pas uljes së avionit dhe u mbajtën tetë orë përpara se të liroheshin dhe pastaj u arrestuan pasi u përpoqën të largoheshin nga ishulli.

David ka një biznes që merret me shitjen e vajit të kanabisit, të cilin e tregton si substancë kuruese për disa sëmundje.