Arrestohet në Kosovë, Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja. Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë, dhe është dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut 5 ditë më parë, me akuzën e kallëzimit të rremë. Ai akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1.

Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audiopërgjim nuk ishte i Agron Xhafës. Albert Veliu, i cili u prezantua në media me emrin ‘Dëshmitari X’, u largua në Kosovë në muajin maj, ku kërkoi edhe azil. Pas procedurave ligjore pritet që Albert Veliu të ekstradohet në Shqipëri.