Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mësohet se personi me inicialet F.Z., akuzohet të ketë organizuar lojëra fati të palejuara dhe kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për këto lojëra.

Ndërkohë mësohet gjtihashtu se janë sekuestruar 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Njoftim i policisë Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.