Kriza politike në Shqipëri është kthyer në shqetësim dhe çështje debati kudo, edhe në emisionet televizive që nuk kanë në fokus politikën. Në ditën e Pavarësisë së Amerikës, Ardit Gjebrea ka postuar një foto me flamurin amerikan dhe një shënim: Bekuar qoftë Amerika!

Gjebrea i drejtohet Amerikës si i vetmi vend demokratik që mund të zgjidhë krizën politike në vend, me një qëndrim për të mos destabilizuar vendin, me reagime të shumta përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë. Për Gjebrean, politikanët tanë nuk e zgjidhin dot krizën nëse Amerika nuk na mbështet, siç ka bërë deri më tani. ‘Bekuar qoftë për çdo shqiptar që ka mirëpritur duke i zgjidhur jetën’, shkruan Gjebrea.

Më poshtë keni shënimin e plotë:

Happy Independence Day! —- Bekuar qoftë USA!

Bekuar që ve në vend çdo gjë në këtë planet plot probleme!

Bekuar që ke në zemër Shqipërinë dhe Bekuar që pavarësove Kosovën!

Bekuar edhe për kontributin që do japë për zgjidhjen e krizës që po kalojmë!

Bekuar qoftë për çdo shqiptar që ka mirëpritur duke i zgjidhur jetën!