Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët vetëm disa orë më parë u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa prisnin së bashku në aeroportin e Zvicrës.

Gjatë një interviste, i pyetur për marrëdhënien me Arbenitën, Fero u shpreh se e ka vetëm shoqe të ngushtë, megjithëse i bënin njëri-tjetrit dedikime e komente të shumta në Instagram.

Pak më parë, ishte Arbenita ajo që ka ndarë për herë të parë me fansat dy foto me Feron, ku kanë pozuar pranë njëri-tjetrit dhe ajo i ka vendosur dorën mbi faqe.

“Me shokin”, shkruan Arbenita krahas postimit, duke konfirmuar fjalët e reperit në deklaratën e fundit, se ata janë vetëm shokë.