Pas lajmit të bujshëm se reperi Fero i ka dhënë fund lidhjes me Arbenitën, fansat nuk kanë duruar më! Pasi pritën që modelja të sqaronte deklaratën e partnerit, i cili shkruante se nga sot e tutje është single, fansat kanë shpërthyer me komente. Arbenita kishte postuar një foto të një emoji duke qeshur, si një lloj reagimi ndaj postimi të Feros, por edhe atë e ka fshirë.

Në vend të saj ajo ka publikuar disa foto të reja të bëra së fundi, ku fansat kanë komentuar lajmin për ndarjen. “Fero është 0 para teje loqkë”, i shkruan një ndjekëse ndërkohë që një tjetër thotë: “Po pres të fshish fotot me Feron”. Shumë prej fansave të modeles shprehen se më mirë që ndodhi kështu pasi Fero nuk e meriton Arbenitën.

Por ka dhe nga ata që nuk e besojnë, dhe që sipas tyre Fero po reklamon këngën e re kur thotë se është single. Se si qëndron e vërteta, na mbetet vetëm të presim!