Qeveria ka marrë angazhimin në këtë mandat qeverisës jo vetëm të rrisë transparencën e vendimarrjes së organeve inspektuese, por mbi të gjitha të ndryshojë mënyrën e veprimtarisë së inspektoriateve që ushtrojnë veprimtarinë në territor, duke u bazuar në ndërgjegjësim, këshillim dhe kontroll mbi bazën e një analize risku.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, në detyrë, Sonila Qato, bëri të ditur se platforma që u prezantua sot nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, (ISHPSHSH), jep mundesinë që “çdo sipërmarrës të kontrollojë arbitraritetin e vendimarrjes së inspektorëve në terren gjatë ushtrimit të kontrollit dhe informacionin që ata duhet të kenë për të denoncuar rastet abuzive, me qëllim për të punuar në ligjshmëri të plotë falë të gjitha të dhënave që kjo platformë ofron mbi detyrimet që sipërmarrja duhet të plotësojë përballë këtij Inspektorati”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here