Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka ripërsëritur apelin ndaj bankave të nivelit të dytë për të shtuar kreditimin ekonomisë shqiptare. “Ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë financim për tu zhvilluar. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Bankave me rastin e në 20-vjetorit të krijimit të saj”.

Sipas Sejkos bankat kanë të gjitha mundësitë për të dhënë më shumë fonde. “Sektori bankar duhet të përmbushë më mirë rolin e tij të ndërmjetësuesit të fondeve në ekonomi. Përmirësimi i treguesve të shëndetit, reduktimi i rrezikut të kredisë dhe konsolidimi i sektorit bankar, duhet t’i hapin rrugë një përqasjeje më aktive të bankave në kredidhënie. Potenciali financiar i vendit duhet të pasqyrohet më mirë në kreditimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare“.

Edhe pse në muajt e parë të këtij viti kreditimi ka pësuar një rritje të lehtë gjatë viteve të fundit niveli i huadhënies nga sektori bankar në vend mbetet i dobët.