Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për nderimin e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundit”, një ritual i cili është zhvillohet sa herë që varroset një “Dëshmor i Atdheut”.

E ëma e Klodian Tanushit ka shpërthyer në lot në kohën kur komandanti thërret të birin, që nuk i përgjigjet.

Apeli i fundit:

Komandanti: Major Tanushi, major Klodian Tanushi.

Ushtari: Zoti komandant, Klodian Tanushi, nuk është këtu.

Komandanti: Ku është major Klodian Tanushi?

Ushtari: Major Klodian Tanushi vdiq.

Komandanti: Si vdiq ai?

Ushtari: Ai vdiq në krye të detyrës, në mbrojtje të vendit dhe të atdheut në Letoni.

Komandanti: Mund të largoheni. Apeli i fundit mbaroi. Ju lutem një minutë heshtje.