Antonio Conte trajner i Interit duket një skenar i përfunduar dhe pritet që të mbyllen dy javët e fundit të kampionatit për t’u bërë zyrtarizimi. Në lidhje me këtë lëvizje foli ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili ka qenë në skuadër kur drejtonte trajneri italian bardhezinjtë. “Nga një pikëpamje sportive, pas të kaluarës së tij me Juve, do të jetë e çuditshme ta shohim atë tek Inter. Por ne flasim për një profesionist të shkëlqyeshëm dhe një ekip me potencial të madh.

Me ardhjen e Marotta, ky veprim i ri nuk më habit, dhe më duhet të them se ka premisa për të bërë shumë mirë. Ftohtësia e Conte dhe sistemi i lojës së tij mund të ndihmojnë Interin”, tha fillimisht Del Piero. Ndërkohë që ish-sulmuesi rikujtoi një deklaratë të ish-trajnerit të “Zonjës së Vjetër” të vitit 2013, në prag të një ndeshjes që Juventus do të luante ndaj Inter. “Në futboll, ne trajnerët jemi profesionistë – tha trajneri i Juventusit në atë kohë – kështu që kurrë mos thuaj asnjëherë në asnjë situatë.

Unë përsëris një koncept të qartë: Unë jam tifoz i Juventusit dhe jam trajneri i Juventusit, por nëse do të isha trajner i Interit ose i Milanit, atëherë unë do të bëhesha tifoz i parë i Interit apo Milanit, ose Romës dhe Lazios. Unë do të jem gjithmonë tifoz i parë i ekipit ku unë drejtoj”, thoshte Conte, duke nënkuptuar që në atë kohë se nuk e ka problem të drejtojë një ekip tjetër në Itali, përveç Juventusit.