Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka publikuar një video nga fjala e Berishës lidhur me 21 janarin.

“Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë” deklaronte Berisha në një studio televizive.

Lidhur me këtë video Braçe i referohet aktualitetit, teksa opozita hedh akuza ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm për dhunë.

Ndërkohë, zv.kryeministri u është drejtuar me këtë thirrje edhe analistëve në panelet televizive:

“Andi oo Andi! Tosi oo Tosi! Mandi oo Mandi! Turi oo Turi! Adi oo Adi! Soni oo Soni! Diference e thelle shume!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetem, kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit, pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!”– shkruan Braçe. (TemA)