Nga Arsen Hoxha, Ish arbitër i FIFA-s

Ne ndeshjet e javes se parafundit pame disa gabime serioze qe mund te themi se ne nje fare mase ndikuan edhe ne rezultatin e ndeshjeve respektive te gjykuara nga nderkombetaret Hamiti dhe Jorgji.

Qellimi i kritikes ndaj tyre ishte si nje teheqjje vemendje nga frika se njerzit e futbollit do detyrohen te shohin perseri ato skena te frikshme te viteve te shkuara , qe nuk kane asgje te perbashket me nje futboll te paster.

Por tre dite me vone, po nga nje ish arbiter nderkombetare u pane afersisht te njejtat gabime. Arbitri Andi Koçi nuk mori guzimin te ndeshkoje me 11 metersh dy nderhyrje te gabuara te mbrojtesve laçian ne ndeshjen me Kuksin ?!

Pasi lexova ankesen e drejtuesve te Kuksit, u bera kurjoz dhe pashe rastet.

– Ne rastin e pare arbitri Koçi ka vepruar drejt, sepse nderhyrja e gabuar e mbrojtesit eshte jashte zones se penalltise. Shiko foton 1 dhe 2.

– Ne rastin e dyte arbitri Koci ka gabuar. Sulmuesi kuksian me nr. 26 avancon me top ne drejtim te vijes fundore dhe arrin ta godas topin me perpara se lojtari laçian me nr. 3 te krijoje kontakt fizik me te, madje duke e shtyre dhe spostuar deri sa e rezon ate ne tok. Arbitri ndodhet shume afer, por mer nje vendim te gabuar. Kemi te bejme me nje 11 metersh te paster te pa akorduar. Shiko fotot 3- 8.

– Por arbitri gaboi edhe ne rastin e trete ku sulmuesi kuksian i cili ishte plotesisht ne zotrim te topit e godet ate ne drejtim te djathte te tij, por mbrojtesi laçian, ne tentative per te larguar topin, pengon ne menyre te paster avancimin e sulmuesit. Shiko fotot 9 dhe 10.

Dy 11 metersha te pa dhene ne nje ndeshje nuk jane pak. Kukesi apo nje ekip tjeter mund ta fitoje ndeshjen, por kjo nuk e shfajson arbitrin,sepse rreshtimi i ekipeve behet edhe mbi bazen e golaverazhit.

Nivelin profesional te nje arbitri e pecakton aftesia e tij ne marjen e vendimeve te rendesishme per fatin e lojes. Ne dy javet e fundit, arbitrat qe gjykojne mire ne mesin e fushes , por gabojne shume rende ne zonat e 11 metershit. Pra afersisht po rikthehen ne skenat e shemtuara te sezoneve te kaluara ?!

Arsyet e verteteta te ketyre vendimeve te gabuara duhet te analizohen seriozisht ne se vijne nga pa aftesia, mungesa e guximit apo te imponuara nga faktore te tjere subjektiv, me qellimin final qe ato te parandalohen sa me shpejt.