Opozita e ka vendosur fokusin e saj këto kohe ne dy emra Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Per Agron Gjekmarkajn dhe Skënder Minxhozin, mbetet per t’u provuar roli i ministrit te Brendshëm ne ketë çështje dhe akuzat e ngritura nga ana e Partisë Demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Nëse vërtetohet qe Xhafaj ka gënjyer ne ketë histori, çdo minute qe rri ne ketë post është nje kosto per vendin dhe opozita është ne te drejtën e vet qe ta shndërroje ketë ne një kalë beteje,  siç e ka shndërruar dhe mos te ulet prej këtij kali derisa ta fitoj ketë beteje. 

 Skënder Minxhozi: Mbetet te shihet. Akuzat e opozitës janë te renda. Ata akuzojnë qe zoti Xhafaj po shërben si koperture e vëllait te tij. Nese kjo do te vërtetohej, eventualisht pastaj do te ishim përballe nje situate te ndryshme.

Ndërsa per rastin e Tahirit, shihet me shume si nje aksion ne prag te vendimit per nisjen e negociatave se sa nje vullnet i vërtete per te bere drejtësi, por padyshim qe per vendet anëtare te BE kërkojnë qe ne Shqipëri te mbizotëroje shteti i se drejtës.

Agron Gjekmarkaj: Ne ndërmarrim fushata propagande kur behet fjale per drejtësinë apo plagët tona sociale, nuk i ndiejmë ato si nevoje per katarsis, si nevoje per te bere drejtësi te vërtete, por kur kemi fushata politike siç është kjo e hapjes se negociatave. Ne turremi te gjithë dhe përpiqemi qe ato qe kemi lëne me mangët per 27 vjet t’i plotësojmë ne 2 muaj.

Skender Minxhozi: Nuk e di nëse Macron mendon dite e nate per Saimir Tahirin, por unë di qe Macron dhe Mercel kërkojnë Shqipëria te hyje ne listën e vendeve normale ku zyrtare te cilët kane abuzuar me detyrën, te mund te dënohen. 

Por si Gjekmarkaj dhe Minxhozi kërkojnë qe politika te rri larg drejtësisë. 

Agron Gjekmarkaj: Një gje është fakt, qe ne nuk mund t’i ikim qe ne kohen e Saimir Tahirit, Shqipëria u kthye ne republike kanabisi, qe nje bande është kapur ne Itali dhe ka përfshire emrin e tij  dhe ky është fakt, por ne jemi opinioniste dhe vendim i jepet gjykata. Ajo çka me bën përshtypje eshte qe duket sikur te gjithë fajtoret ne Shqipëri qe nuk jane pak, përpiqen te lajnë vetveten duke sulmuar Saimir Tahirin. 

Skender Minxhozi: Me shume behet politik sesa po behet ligj. Ky është nje fenomen ku bërtet politika, e vërteta struket dhe nuk shihet qarte se cfare ndodh ne realitet. Le te shpresojmë qe Prokuroria do te ketë vetëdijen profesionale, guximin dhe integritetin qe t’i shkoj deri ne fund./VizionPlus

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here