Ambasadori i Austrisë Johann Sattler mendon se opozita duhet që të shmangë dhunë në protesta, pasi asgjë e mirë nuk vjen nga kjo.

“Urrejtja sjell urrejtje, retorika duhet që të ndryshojë. Dënoj dhunën në vend. Qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë, por kjo duhet që të jetë në mënyrë të qytetëruar.

Në lidhje me situatën, mendoj se ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë, por përgjegjësia bie mbi drejtuesit.

Partitë t’i zgjasin dorën njëra-tjetrës. Ka ardhur koha për dialog mes palëve.”, tha Sattler.