3 maj 1469 – Lindi në Firence, shkrimtari, filozofi, mendimtari, politikani dhe diplomati, Niccolo Machiavelli. Talenti i tij del në pah në kryeveprën “Princi” kushtuar Lorenco de Medici, ku shpërfaq rëndësinë e madhe të mënyrës së organizimit dhe formave të qeverisjes, por edhe veprën tjetër jo më pak të rëndësishme mbi “Artin e Luftës”.

3 maj 1877 – U formua Komiteti i Janinës. Nën drejtimin e rilindasit të shquar Abdyl bej Frashëri, Komiteti e përqëndroi veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare, kërkesë themelore e të cilit ishte bashkimi i trojeve shqiptare në një Vilajet të vetëm.

3 maj 1877 – Lindi studiuesi dhe albanologu Franc Nopça. Përkushtimi në fushën e studimit të paleontologjisë dhe albanologjisë i dhanë atij një famë të jashtëzakonshme. Nopça la pas mbi 180 punime akademike një pjese e të cilave kanë të bëjnë me kulturën, doket, zakonet dhe trashëgiminë shqiptare.

3 maj 1937 – Lindi kompozitori, instrumentisti dhe pedagogu, Agim Krajka. Veprimtaria muzikore e Krajkës dallon për larmishmërinë e rrallë të saj. Kompozimet e tij të paraqitura në festivalet e RTSH janë vlerësuar gjithmonë me çmime duke kanë fituar duartrokitjet e mijëra spektatorëve.

“Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes.”

Niccolo Machiavelli