24 Prill 1920 – Në Konferencën e San Remos, të organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën – palestinezët e quajtën 1920-ën, si “Viti i Katastrofës”.

24 prill 1942 – Lindi këngëtarja dhe aktorja e njohur, Barbara Streisand. E cilësuar si një prej këngëtareve më të mëdha të brezit të saj, Streisand pati një sukses të jashtëzakonshëm në këngë, me shitjen e mbi 145 milion albumeve në mbarë botën, dhe kinematografi duke u vlerësuar edhe me dy çmime Oskar.

24 prill 1951 – Forcat e Armatosura kremtojnë themelimin e Aviacionit Luftarak Shqiptar. Peço Polena ishte piloti që ngriti avionin e parë në aerodromin e Laprakës në Tiranë duke i hapur rrugë krijimit të aviacionit luftarak shqiptar. 14 ishin pilotët e parë të cilët pas shkollimit jashtë vendit u rikthyen për të krijuar skuadriljen shqiptare.

24 Prill 1961 –Presidenti amerikan Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë e dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave në Kubë, që synonte përmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros. Opozitarët kubanezë të cilët ishin larguar pas ardhjes së Kastros në pushtet në 1959, u sponsorizuan nga CIA amerikane me armatim dhe forca ushtarake, por që nuk arritën të përmbysnin Fidel Kastron. (Lexo.al)