17 prill 1704 – Librashitësi, John Campbell botoi gazetën e parë të suksshme në Amerikë, Boston News-Letter. Faqet e saj mbusheshin kryesisht me lajme nga revistat e Londrës që përshkruanin politikën angleze dhe detajet e luftërave europiane. Boston News-Letter shërbeu si gurthemeli i parë i shtypit amerikan.

17 prill 2014 – U nda nga jeta një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shek.XX, Gabriel Garcia Marquez. Për stilin unik përmes së cilit merr jetë edhe rryma e realizmit magjike ai u vlerësua me Çmimin Nobel në vitin 1982. Veprat që “Gabo” la si trashëgimi janë gurë të çmuar në mozaikun të letërsisë botërore.

17 prill 1790 – U nda nga jeta një prej etërve themelues të SHBA, Benjamin Franklin. Për aftësitë e tij të shumëanshme, Franklin mbetet  një nga njeëzit më të jashtëzakonshëm që bota njohur.

17 prill 1947 – Lindi operatori dhe regjisori i njohur, Pali Kuke.I nderuar me titullin “Artist i Merituar”, Kuke mbetet një prej figurave më të vlerësuara, aset për kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar.