Dani Alves e ka kritikuar shokun dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messin, pasi ylli i Argjentinës pretendoi se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Brazilit në gjysmëfinale. Lionel Messi e goditi CONMEBOL-in ekuivalente me UEFA-n, shtëpia e futbollit në Amerikën e Jugut), dhe të gjithë Kupën e Amerikës pas disfatës në gjysmëfinale dhe pastaj sërish pasi Argjentina e zuri vendin e tretë të garës në ndeshjen kundër Kilit, në të cilën ylli i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq.

Messi sugjeroi se gjyqtarët e kishin favorizuar skuadrën e Brazilit, që ishte edhe nikoqire e turneut, gjatë gjithë turneut. Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht kritik ndaj gjyqtarit Roddy Zambranos dhe VAR-it pas gjysmëfinales kundër Brazilit, duke i kritikuar ata për vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros.

Ai ishte sërish kritik pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, pasi që Messi u ndëshkua për një konfrontim me mesfushorin e Kilit, Gary Medel, në të cilin argjentinasi nuk ishte fajtor. Pretendimet e Messit u kritikuan ashpër nga CONMEBOL-i, që i konsideroi deklaratat e Messit të papranueshme pasi që sulmuesi foli për korrupsion dhe mungesë respekti dhe nuk pranoi ta marrë medaljen e bronztë të turneut për shkak të këtyre incidenteve.

Komentet e Messit e morën vëmendjen edhe të trajnerit të Brazilit, Tites, i cili tha se një yll i nivelit të Messit duhet të tregojë më shumë respekt. Alves u pajtua me deklaratën e trajnerit të tij. “Shoku nuk ka gjithmonë të drejtë vetëm pse është shok i yti. Mund të thuash gjëra të tilla në zemërimin e ndeshjes, por unë prapëseprapë nuk pajtohem”, tha Alves në një intervistë për “Bem Amigos”: të SporTV.

“Së pari, ai është duke shfaqur mungesë respekti për një institucion si Kombëtarja e Brazilit. Së dy, ai po tregohet i pasjellshëm me shumë profesionistë që lënë anash shumë gjëra për të qenë aty për të luftuar për një ëndërr. “Jam një shok që e thotë gjithmonë të vërtetën kur ka nevojë dhe unë mendoj se ai e kishte gabim për ato gjëra që i tha”.