Massimiliano Allegri pasi ndërpreu bashkëpunimin me Juventus, ka nisur pushimet në qytetin e tij të lindjes, Livorno, teksa në një intervistë për mediat, ka deklaruar se nuk po i ndjek aspak zhvillimet në futboll.

“E kam “stakuar” tërësisht dhe nuk po ndjek asgjë. Po shijoj pushimet në det, dhe do të kthej vëmendjen nga futbolli, vetëm pasi të ketë filluar kampionati”, tha Allegri.

Trajneri që fitoi 5 tituj kampionë radhazi me Juventusin, u largua nga bardhezinjtë në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas konfirmoi se pas një angazhimi 34-vjeçar pa ndërprerje, këtë vit kishte vendosur të bëjë pushim dhe të merret me jetën private.