Fredi Alizoti është marrë sërish në pyetje nga prokuroria ku ka përgënjeshtruar deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me videon e dytë që ka publikuar Partia Demokratike.

Alizoti dha dëshminë e tij në Prokurori ku u shpreh se “vidoeja 2 është realizuar pas datës 1 qershor pranë selisë së PD”.

Ai ka identifikuar edhe personin që e pyet në video i cili pritet të thirret nga Prokuroria. “I mbetem deklarimeve që kam bërë në prokurori. Babalja më tha se do merrja 100 mijë euro,” u shpreh Alizoti.

Mësohet se video e dytë është filmuar nga një kamera e fshehtë në syzet e bashkëbiseduesit i cili dyshohet se është një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here