Albana Vokshi thotë se strategjia e opozitës më protesta do të vazhdojë dhe do të përshkallëzohet.

Ish-deputetja e PD, e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se aksioni opozitar do të largojë Ramën pasi sipas saj nuk ka zgjidhje të krizës politike nëse ai vijon të jetë në pushtet.

“Do të vazhdojë strategjia e protestave.

Nuk do ndalen protestat e PD, madje do ketë një aksion opozitar të përshkallëzuar.

Është ngritur një grup pune në PD dhe të opozitës së bashkuar.

Me anë të vendimit që u mor dje, kryetari i PD dhe sekretari i përgjithshëm janë ngarkuar për të negociuar me aleatët në mënyrë që të bisedohet edhe për aksionin opozitar.

Do të ketë protesta, por edhe shpallje të alternativës së PD.

Të gjithë e kanë mbështetur vendimin për të mos hyrë në zgjedhje pa u garantuar një minimum standardesh për votë të lirë dhe të ndershme.

Nuk ka asnjë negocim për aq kohë sa Rama është kryeministër. Duhet të ikë Rama që të mund të ulemi në tavolinë për të biseduar.

Të gjithë janë dakord për vendimin që është marrë dje. Kërkohet qeveri tranzitore, garantimi i standardeve. Nuk ka asnjë hap prapa”, u shpreh Vokshi. (TemA)