Pak ditë më parë, u bë publik lajmi se moderatorja e njohur Albana Osmani, është larguar pas 15 vitesh nga televizioni ku ndërtoi karrierën e saj televizive. “Prive” raportonte se Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta, pasi moderatores nuk i kishte mbetur asnëj probram për të prezantuar dhe sepse nuk iu përkrah fushata “Ti je një luledielli” duke i hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi.

Por si qëndron e vërteta? Albana Osmani ka konfirmuar largimin nga “Top Channel” përmes dusa postimeve në Instastory, ku ka zhvilluar një bisedë online me ndjekësit. E pyetur se përse nuk ishte mbrëmë në koncertin e Digitalb, ku u shfaqen të gjithë ata që kishin punuar me platformën dixhitale, Albana i uroi suksese ndërsa foli në kohën e shkuar! “I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët! Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese me tej”, shkruan ajo. Më pas moderatorja tregoi se do të ketë surpriza të reja në lidhje me programin që do të prezantojë, sigurisht në një tjetër televizion.

“Po shqyrtoj propozimet, dhe ato që kam propozuar”, shkruan Albana! Me sa duket, as vetë moderatorja nuk e ka vendosur se ku do të shkojë pas largimit nga “Top”-i.