Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi i Partizanit ka treguar se do të jetë Alban Hoxha kapiteni i të kuqve pas largimit të Bathës. Hoxhës iu hoq shiriti në momentin që në stolin e Partizanit u ul Mark Iuliano, ndërsa do të gradohet sërish kapiten. “Gardiani” është pjesë e klubi kryeqytetas prej 5 vitesh, dhe ka qenë padyshim një nga liderët e skuadrës legjendare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Alban Hoxha do të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin e ri futbollistik 2018 -2019. Portieri titullar, i cili prej 5 vitesh është pjesë e Partizanit do të mbaj në krah shiritin e kapitenit, duke filluar nga ballafaqimet e Europa League përballë NK Maribor. Vendimi është marrë pas një votimi të fshehtë organizuar brenda ekipit dhe lojtari i cili ka marrë numrin më të madh të votave ishte Alban Hoxha.j.j