Pas aludimeve të zyrtarëve lokalë të PD Kukës, për mungesë shërbimi në spitalin e Kukësit, ka reaguar spitali i Kukësit.

Në një prononcim për median, drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika ka deklaruar se shërbimi në spitalin e Kukësit jo vetëm është i plotë, por i përforcuar me mjekë dhe infermierë, si ditë zgjedhjesh, por çdo situatë.