Seriali indian “Bixhoz me dashurinë” është kthyer në të preferuarin e publikut shqiptar dhe historia e tre vëllezërve Oberoi po i mban mbërthyer para ekranit të gjithë.

Së fundmi një lajm i bukur vjen nga aktorja që luan rolin me emrin “Tia”. Aktorja Navina Bole është shtatzënë për herë të parë.

Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shprehet e lumtur për këtë bekim.

Navina është e martuar me aktorin Karan Jeet. Çifti u takuan në palestër 4 vite më parë dhe në 2017-ën u martuan. Tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here